Euro në vendnumëro/ E mbyll muajin në 98.3 lekë, rritet lehtë dollari

schedule15:17 - 29 Nëntor, 2024

schedule 15:17 - 29 Nëntor, 2024

Muaji nëntor po mbyllet me një rimëkmbje të lehtë të monedhës evropiane përballë lekut. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se aktualisht një euro po këmbehet me 98.35 lekë niveli më i lartë i regjistruar gjatë këtij muaji.

Por pavarësisht kësaj monedha europiane qëndron poshtë nivelit të 100 lekëve

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në fillim të nëntorit euro u këmbye me 98.32 lekë ndërsa në fund  të muajit u rrit lehtë në 98.35 lekë, duke treguar një vlerësim të lehtë të euros kundrejt lekut.

Në këtë situatë ka dhënë efekte edhe vendimi i Bankës së Shqipërisë për të ulur normën e interesit çka ndikon direkt në dobësimin e monedhës tonë kombëtare. Banka e Shqipërisë po analizon dobësimin e euros përballë lekut pasi sipas këtij institucioni mbetet problem ritmi kaq i shpejtë  i zhvlerësimit

Aktualisht Banka Qendrore  po analizon situatën për të parë mundësinë se si  mund të ndërhyhet por kjo do të shkaktonte rritje të inflacionit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë edhe dollari ka pësuar një forcim gjatë muajit nëntor.

Në fillim të muajit dollari këmbehej  me 90 lekë ndërsa në aktualisht ka prekur nivelin e 94 lekëve.

Mbivlerësimi i dollarit lidhet direkt me zgjedhjen e Donald Trump në shtëpinë e bardhë. Dollari ka fituar pikë edhe në tregjet ndërkombëtare përballë euros.