Euro në nivelin më të ulët prej dhjetorit/ Monedha evropiane i rikthehet rënies, zbret në 103 lekë

schedule13:59 - 20 Mars, 2024

schedule 13:59 - 20 Mars, 2024

SHQIPËRI- Leku ka vijuar revanshin përballë monedhës europiane. Euro ka prekur nivelin më të ulët të regjistruar gjatë vitit 2024.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet aktualisht me 103 lekë  duke humbur gati 2 pikë nga fillimi i këtij viti kur këmbehej me rreth 105 lekë.

Ndërkohë nëse e krahasojmë me një vit më parë hendeku është edhe më thellë.

Leku shqiptar rezulton se është 13 pikë më i fortë se euro krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në mars të vitit 2023 një euro këmbehej me 115 lekë ndërsa aktualisht me vetëm 103 lekë.

Pritshmëritë e agjentëve të kursit të këmbimit janë që leku shqiptar do të vijoj të ketë pozicion të fortë ndaj valutave të huaja.

Tashmë jemi në prag të hapjes zyrtare të sezonit turistik   çka pritet të sjellë në vend fluks turistësh të huaj .Kjo e shoqëruar edhe më sasi më  të lartë të euros në tregun shqiptar.

Ndërkohë që vetëm në dy muajt e parë Shqipëria priti rreth 1 milionë turistë të huaj dhe  parashikimet për 2024 janë për 14 milion shtetas të huaj që do të vizitojnë Shqipërinë.

Forcimi i monedhës kombëtare sipas Bankës së Shqipërisë ka efekte pozitive në ekonominë shqiptare pasi ndikon direkt në nivelin e çmimeve të produkteve që importohen nga vendet e BE në euro.

Mendohet se ky bilanc ka ndikuar ndjeshëm edhe në uljen e inflacionit, i cili u ul nën objektivin e Bankës së Shqipërisë para afatit të parashikuar./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!