Euro në minimum/ Monedha europiane kap nivelin më të ulët në dy dekada

schedule15:26 - 24 Prill, 2023

schedule 15:26 - 24 Prill, 2023

Euro ka prekur nivelin minimal përballë lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro tashmë po këmbehet me 111 lekë vlera më minimale e regjistruar në dy dekadat e fundit në vend.
Kursi i këmbimit të euros ka rënë me gati 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se gjithçka është e ndikuar nga oferta e lartë e monedhës europiane në treg.  Një faktor me ndikim në forcimin e lekut kundrejt euros mund të jetë edhe efekti I rritjes së normës bazë të interest nga Banka Qendrore e cila ka arritur në 3%, nga 0.5% që ishte një vit më parë.

Një euro e dobët në këtë moment është një fakt pozitiv pasi ndikon direkt në nivelin e inflacionit.Pasi Shqipëria i importon produktet në euro duke bërë që qytetarët ti blejnë ato më lirë.Gjatë muajit mars inflacioni u ulu ndjeshëm duke prekur nivelin 5.3% dhe një shvlerësim i euros është një sinjal për një ulje të mëtejshme të inflacionit.

Aktualisht kemi hyrë në në tremujorin e dytë të vitit, dhe flukset e turistëve pritet të shtojnë edhe më tepër euron në qarkullim. Kjo sipas ekspertëve pritet të ndikoj në një shvlerësaim tjetër të euros kundrejt lekut.

Shvlerësimi i euros është pozitiv për të gjithë ata qytetarë që kanë kredi në euro pasi do të paguajnë më pak për këstin e radhës.Po ashtu dhe për borxhn e jashtëm të qeverisë.
Rënia e euros përballë lekut dëmton bizneset eksportuese të mallra dhe shërbimeve, që sigurojnë të ardhura në valutë, por shumicën e shpenzimeve i kryejnë në lekë.