Euro mbyll javën me rënie/ Sipas kursit zyrtar të BSH, një euro këmbehet me 103 lekë

schedule15:12 - 19 Nëntor, 2023

schedule 15:12 - 19 Nëntor, 2023

Euro ka vijuar që të dobësohet përballë lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet aktualisht me 103 lekë. Ky rezulton të jetë një ndër nivelet më të ulëta të regjistruara në tre muajt e fundit. Nga të dhënat vërehet se ky nivel i kursit euro- lek është i barabartë me ditët  e para të muajit gusht. Monedha shqiptare leku pësoi një forcim të ndjeshëm menjëherë pas vendimit të bankës së Shqipërisë për rritje e normës bazë të interesit e cila shkoi në 3.25%. Të dhënat e kursit të këmbimit të Bankës Qendrore tregojnë se edhe muaji nëntor  po konfirmon pozitat e forta të Lekut në kursin e këmbimit valuator edhe pse periudha e pikut e sezonit turistik ka kaluar, monedha europiane nuk ka arritur të pësoj një forcim të qëndrueshëm.

Në euro e dobët është favorizuese për të frenuar rritjen e nivelit të inflacionit në vend. Gjatë muajit tetor inflacioni arriti në 3.8%. Ky është niveli më u ulët i shënuar që prej shkurtit të vitit 2022, para nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

Sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë forcimi i lekut ka qenë një faktor me rëndësi  edhe në  mbajtjen e normave të interesit të stabilizuara pasi në të kundërt  do të ishin gati dy-fish më të larta nga niveli aktual. Një euro e shvlerësuar është pozitive për të gjithë ata qytetarë e biznese që kanë kredi në euro pasi paguajnë më pak për këstin e radhës. Ndërkohë që ndikon negativisht në nivelet e eksporteve shqiptare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!