Mbrëmjen e kësaj të mërkure në ekranin e ABC Neës, nën drejtmin e gazetarit Maks Tashi nisi emisioni më i ri “Euro Kuqezi’, që do të na shoqërojë përgjatë gjithë Kampionatit Evropian.
I ftuar në puntanët e parë ishte edhe ish-“gardiani” i Kombëtares, Isli Hidi, i cili foli për balotazhin Berisha-Strakosha, në portën “kuqezi”, që në fund u fitua nga portieri i Brentford, mirëpo theksoi se kjo erdhi për shkak të një dëmtimi që nuk është kaluar siç duhet nga Berisha.
“Unë mendoj më shumë se gjendja fizike e Berishës ka ndikuar te mungesa dhe jo loja me këmbë, pasi nuk kanë shumë diferencë në këtë aspekt. Dëmtimi që ka pasur Etriti kohët e fundit i kanë hequr pikë në balotazhin me Strakoshën, mirëpo edhe ky i fundit ka qenë një zgjedhje e duhur, pasi deri më tani nuk ka bërë ndonjë gabim dhe ndeshje e sotme ishte shumë mirë”,- u shpreh ish-“gardiani” i Kombëtares. /i.m /abcnews.al