Euro Kuqezi/ “Evropiani, një rast për të koaliduar skuadrën”, Mema: Duhet rritur ritmi në mbrojtje, kundërshtarët nga godasin lehtësisht

schedule23:34 - 19 Qershor, 2024

schedule 23:34 - 19 Qershor, 2024

Përveç, ish-lojtarit të Kombëtares, Isli Hidit, ish-lojtarit të Superiores, Afrim Tole dhe gazetarit Beldar Kuka, në emisionin më të ri, në ABC News, “Euro Kuqezi”, me Maks Tashin i ftuar është edhe tekniku, Ardian Mema.

Ky i fundit u shpreh se një nga faktorët që solli përmbysjen e krotaëve kundër Shqipërisë ishte dhe kapja e territorit, gjë të cilën kundërshtari e bër shumë lehtësisht e më tej u shpreh se pavarësisht se nga ky Evropian, Shqipëria ka “mësuar” shumë, si dhe ka forcuar skuadrën, me një lojtar, si Arbër Hoxha.

“Një faktor është kapja e territorit. Kundërshtari këtë na e kapi shumë lehtësisht. Me kalimin e minutave pati shumë raste shënimi nga kundërshtari dhe nëse ne vazhdojmë me këtë lloj ritmi në mbrojtje dhe duke llogaritur vështirësinë e kundërshtarëve përballë, që janë shumë të fortë mendoj se do të na godasin me shumë lehtësi.

Ne patëm një rast shënimi me Manajn kundër Italisë, por nuk është e rëndësishem pjesa se na doli një rast, por si ekzekutohet loja. Megjithatë, ky kampionat ka edhe një anë tjetër, pasi mund të koalidojmë skuadrën. Një afrim i ri ishte Hoxha, i cili deri më tani ka luajtur shumë mirë”,- theksoi Mema, gjatë fjalës së tij. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!