Euro i rikthehet rënies/ Sezoni turistik nis të japë efektet e veta

schedule16:16 - 13 Qershor, 2018

schedule 16:16 - 13 Qershor, 2018

Monedha e përbashkët Euro ka shënuar sërish rënie në tregun e brendshëm gjatë ditës së sotme, duke arritur në 126.15 lekë, pra 0.83 lekë më pak, se një ditë më parë. Vetëm dy ditët e fundit euro ka humbur 2.2 lekë, duke u larguar nga niveli më i lartë i prillit prej 128.34 lekë, që arriti në 11 qershor.

Në rënie ishin dhe të gjitha valutat e tjera. Dollari ra me 0.3 lekë, duke kapur vlerën 107.33 lekë, Paundi me 1.15 lekë, në 143.05 lekë.

Sezoni turistik ka filluar të japë efektet e veta dhe pritet që hyrjet e valutës, të rriten më shumë javën e ardhme, teksa mbarimi i muajit të Ramazanit do të shtojë fluksin e turistëve që vijnë nga Kosova. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!