Ndërkohë, kanë ngelur disa minuta nga ndeshja e Shqipërisë me Spanjën në Euro 2024, atmosfera paraqitet elektrizuese në të gjithë Shqipërinë.
Vihen re tifozët e veshur kuq e zi, të cilët janë tepër të emocionuar në pritje të rezultatit përfundimtar. Ka edhe nga ata, që kanë vendosur të kërcejnë dhe patjetër të shoqërojnë këtë ndeshje duke shijuar birrat të ulur në shesh.
Tirana
Fieri
Gjirokastra
Vlora
Kjo ndeshje është historike për vendin tonë, pasi me një fitore ndaj Spanjës, Shqipëria do të mund të kalojë në fazën tjetër, atë të 1/16-ave, duke siguruar kualifikimin./abcnews.al