Janë padyshim rivali më i fortë i Kombëtares sonë, në Evropianin e Gjermanisë. “Iberikët” e Spanjës me në krye teknikun, Luis de la Fuente kanë publikuar mesditën e kësaj të hëne listën e lojtarëve të grumbulluar, në kuadër të fazës finale të Kampionatin Evropian të futbollit, që do të zhvillohet nga 14 qershori-14 korrik, Euro 2024.
“Numri 1” i pankinës ka lënë jashtë listës së Evropianit “fantazistët”, Isco dhe Ansu Fati, ndërsa Pau Cubarsi, Vivian dhe Marc Cucurella janë grumbulluar për herë të parë në ndeshje zyrtare të Spanjës, pas miqësoreve të marsit, si dhe Ayoze Perez që grumbullohet për herë të parë nga “La Furia Roja” spanjolle, për një event të madh, siç është edhe Kampionati Evropian i futbollit. /i.m /abcnews.al
Lojtarët e grumbulluar nga Luis de la Fuente: