Me ndeshjet e mbrëmjes, së kësaj të shtune, mbyllet dhe xhiroja e parafundit e fazëve kualifikuese, të Kampioantit Evropian të futbollit, EURO 2024, i cili do të zhvillohet nga 14 qershori deri në 14 korrikun e vitit të ardhshëm, në Gjermani.
Kështu, në orën 20:45, Franca tashmë matematikisht e kualifikuar do të presë në orën Gjilbratarin, ku pritet një goleadë nga “gjelat” e Deschamps, ndërsa në sfidën tjetër, të grupit B, “tulipanët” e Holandës do të kërkojë fitoren me Irlandën, për të “vulosur” kualifikimin.
Izraeli dhe Rumania, pjesë e Grupit I, ku ndodhen edhe “Dardanët” e Kosovës, do të ndeshen në ndeshjen e parafundit kualifikuese, ku padyshim më shumë rëndësi takimi ka për rumunët, të cilët në rast fitoreje apo barazimi, sigurojnë një biletë kualifikimi për në fazën e grupeve, të Euro 2024. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare:
Grupi B
Francë – Gjibraltar
Holandë – Irlandë
Grupi I
Izrael – Rumani