Euro 2024/ Gjeorgjia shkruan historinë ndaj “Helenëve”, Kvicha me shokët triumfojnë pas 11-metërshave

schedule21:16 - 26 Mars, 2024

schedule 21:16 - 26 Mars, 2024

Do të kujtohet gjithmonë si mbrëmje, që dërgoi për herë të parë Gjeorgjinë, në fazën e grupeve, të një Kampionatit Evropian, me vendasit, që arritën të siguronin të parët, një biletë, për në Gjermani, pasi eleminuan me ndihmën e goditjes së 11-metërshave, “Helenët” e Greqisë, në “Boris Paichadze Dinamo Arena”, të Tbilisit.

Koha e rregullt mbaroi me rezultatin “e bardhë”, 0 me 0, pavarësisht rasteve të shumta, raste të cilat vazhduan edhe në kohën shtesë, por sërish rezultati mbeti i pandryshuar. Nga pika e bardhë e penalltisë Bakasetas e Giakoumakis nuk arritën ta përktheninë mundësinë në gol. Mikautadzë gjithashtu gaboi për vendasit, megjithatë Kochorasvhili, Davitashvili, Davli e Kvekveskiri shënuan 11-metërshat e tyre, për të arritur tirumfin historik.

Falë këtij rezultati, siç theksuam edhe më lart, Gjeorgjia bëhet ekipi i parë, që siguron fazën e grupeve, falë fazës “play off”, teksa tashmë Kvicha Kvaratskhelia dhe shokët e tij të skuadrës do të duhet të përballen me ekipe si Republika Çeke, Turqia e Portugalia, në grupin F, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!