Euro 2020 vetëm në Rusi? Dy arsyet pse UEFA po e mendon këtë ndryshim

schedule12:18 - 3 Nëntor, 2020

schedule 12:18 - 3 Nëntor, 2020

Europiani i vitit të ardhshëm mund të zhvillohet vetëm në Rusi. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga e përditshmja franceze “Le Parisien”, e cila thekson se UEFA po e mendon seriozisht diçka të tillë.

Euro 2020 ishte planifikuar për t’u zhvilluar qershorin që  kaloi, por u shty për verën e ardhshme për shkak të pandemisë së Koronavirusit. Siç ishte planifikuar, kompeticioni do të zhvillohej në 12 qytete të ndryshme në Europë, përfshirë këtu edhe Shën Petersburgun.

Mirëpo tashmë qeveria e futbollit europian po mendon që ta organizojë vetëm në shtetin sovjetik turneun për shkak edhe të infrastrukturës që ka ky vend nga Kupa e Botës e vitit 2018. Gjithashtu edhe numri i infektimeve në pranverë atje ishte relativisht i ulët dhe kjo është një tjetër arsye e fortë se pse mund të zhvillohet vetëm në Rusi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!