EURO 2020, UEFA gati të përjashtojë tre qytete prej numrit të tifozëve

schedule18:19 - 4 Mars, 2021

schedule 18:19 - 4 Mars, 2021

EURO 2020 do të zhvillohet këtë verë dhe UEFA synon që të mos ndryshojë plan dhe ndeshjet të luhen në 12 qytete. Gjithsesi kur kanë mbetur pak më shumë se tre muaj nga nisja e Europianit, ka ende pikëpyetje për këtë.

Tre qytete mund të hiqen nga lista, sikurse raporton Associated Press, për shkak të mungesës së garancisë në lidhje me numrin e tifozëve që do të lejohen në stadiume. Bëhet fjalë për Bilbaon në Spanjë, Dublinin në Irlandë dhe Gllasgoun në Skoci.

Deri më 5 prill UEFA pret që të gjitha vendet të konfirmojnë se sa tifozë do të lejohen në secilin stadium. Synimi është që të mund të hapen 50 % të stadiumeve, në mënyrë që edhe ndeshjet të kenë një tjetër bukuri.

Momentalisht në shumicën e vendeve të Europës luhet me dyer të mbyllura, për të mos ndikuar në përhapjen e COVID-19. UEFA është gati ta heqë ato qytete që nuk do të garantojnë lejimin e tifozëve në masë, nisur nga parashikimi se në qershor situata e pandemisë do të jetë përmirësuar.

 

Qytetet dhe stadiumet ku do zhvillohet EURO 2020

Në Angli janë gati të presin më shumë se 7 ndeshje që janë planifikuar që në fillim, por UEFA ende vijon të jetë besnike e planit fillestar. Parashikohet që edhe në Premier League deri në maj të lejohen 10 mijë tifozë në stadiume, pasi procesi i vaksinimit po ecën me ritme të mira.

Në Skoci situata është tjetër dhe Sekretari për Shëndetin, Jeane Freeman, ka deklaruar: “Do të shohim në vazhdim nëse do të jetë e mundur që tifozët të jenë të pranishëm në stadiume gjatë Europianit”. Nisur nga kjo pasiguri, UEFA është gati të heqe Gllasgoun nga lista.

Gati janë stadiumet e Tottenham, Liverpool dhe United për të pritur katër ndeshjet e programuara për në Skoci. Pasiguri ka edhe nga Irlanda dhe Spanja. Autoritetet baske, edhe pse Athletic Bilbao po luan në Europa League, nuk ka lejuar tifozë dhe nuk ka një përgjigje për lejimin e tyre në EURO 2020.

Qeveria europiane e futbollit, në raste se përjashton Bilbaon do të zgjedhë një tjetër stadium në Spanjë, ku garantohet lejimi i tifozëve në masë të kënaqshme. Në Spanjë synojnë që në janar të ketë tifozë edhe në ndeshjet e kampionatit dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. EURO 2020 nis më 11 qershor, me ndeshjen Itali-Turqi që zhvillohet në Romë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!