EURO 2020: Llogari dhe ekipe të dënuara, dita e Anglisë, Kroacisë dhe Suedisë

schedule09:40 - 18 Qershor, 2021

schedule 09:40 - 18 Qershor, 2021

EURO 2020 nuk ndalet dhe sonte në fushë rikthehet Anglia, që ka në program derbin me Skocinë. Kombëtarja e “Tre Luanëve” luan prej orës 21:00 dhe kërkon fitoren e dytë në grupe, për të mos u ndalur.

Tri orë më parë, në 18:00, luhet një tjetër ndeshje e rëndësishme e grupit D. Kroacia duhet të mposhtë Çekinë, që në duelin e parë ka fituar. Një sfidë direkte për vendin e dytë në grup dhe që do të jetë interesante për t’u parë.

Para këtyre dy ndeshjeve luhet edhe një tjetër. Suedia, pasi ndali Spanjën në një barazim 0-0, do tentojë tre pikët kundër Sllovakisë. Këta të fundit do të ishin të kënaqur edhe me një pikë, pasi e fituan ndeshjen e parë me Poloninë. /abcnews.al