Torino dhe Lazio triumfuan ditën e djeshme dhe titullarë ishin edhe portierët Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha, të cilët kanë marrë vlerësime pozitive nga “Gazzetta dello Sport”.
Berisha është vlerësuar si më i miri, me notën 7.5, në fushë dhe gazeta italiane për të shkruan: “Pas paraqitjes në Marassi, portieri shkëlqen në Arechi. Pret gjithçka dhe është vendimtar, sidomos në gjuajtjet e Verdi dhe Ederson”.
Strakosha është vlerësuat me notën 7. Vetëm Milinkovic-Savic mori notë më të mirë se portieri i Lazios në ndeshjen kundër Sassuolo.
“Ka bërë 3 ndërhyrje vendimtare: në fillim ndaj Scamacca dhe më pas ndaj Kyriakopoulos dhe Defrel. Fitorja është edhe e tija”, shkruan gazeta italiane. / abcnews.al