“Etnografi në diktaturë”, studiuesit: Fokusi te akademikët

schedule21:59 - 26 Prill, 2019

schedule 21:59 - 26 Prill, 2019

Dy studiuesit Nebi Bardhoshi dhe Olsi Lelaj ishin të ftuar këtë të premte në emisionin “Provokacija”. Ata diskutuan rreth librit që kanë bërë sëbashku të quajtur “Etnografi në diktaturë”.

Si studiues në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Bardhoshi tha se libri është një ftesë për të mos u mjaftuar me idenë se është e kryer debati mbi periudhën e komunizmit.

Nga ana tjetër, Lelaj tha se fokusi në libër janë akademikët dhe jo historitë sensacionale të komunizmit.

“Fokusi jonë janë akademikët, janë studiuesit. Nuk jemi tek historia spektakolare e komunizmit. Jemi marrë me të përditshmen e një prej disiplinave më periferike brenda logjikës së albanologjisë. Etnografia është parë në periferi dhe si e tillë në hierarkinë e disiplinave të albanologjisë etnografët janë parë shpeshherë si hamall”, tha Lelaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!