Etno muzikali “Zare” synon të rikthejë shkëlqimin e Ansamblit Popullor

schedule15:42 - 15 Shtator, 2022

schedule 15:42 - 15 Shtator, 2022

Ansambli Popullor çel sezonin artistik me etno muzikalin “Zare”.  Në qendër të veprës është tema e dashurisë midis dy të rinjve që zhvillohet në tre akte.  Mjeshtri muzikor Edi Xhani, i cili ka qenë pjesë e Ansamblit thotë se artistët janë  shumë të talentuar , por kanë  nevojë për ushqim muzikor të ri.

Frymëzuar nga kënga “Zare trëndafili” e 1936 merr jetë etnomuzikali,  që shënon premierën e  parë të Ansamblit.   Qëllimi kryesor sipas  drejtorit  Sokol Marsi, është rikthimi  me një vepër të plotë.

“Është një vepër risi për publikun shqiptar, pasi nuk është thjesht një shfaqje e zakonshme, por një muzikal i plotë ku ndërthuren muzika, vallja, kënga dhe aktrimi. Ka pasur një mungesë shumë të madhe në skenat shqiptare për vepra të tilla, aq më tepër shqip, pasi theksoj se i gjithë materiali muzikor dhe koreografik është autentik shqiptar i risjellë në skenë me mjeshtri nga muzikanti Edi Xhani dhe koreografi Andrea Kokeri”, thotë ai.

Rrjedha e ngjarjeve e këtij muzikali, që nga lindja e dashurisë deri në martesën e Zares me Arbrin shtjellohet në tre skena. Mjeshtri muzikor Edi Xhani, i cili ka ardhur nga Amerika për këtë shfaqje thotë se përkatsia e çiftit nga krahina të ndryshme, e ka lejuar që të krijojë një muzikë nga treva të ndryshme.

“Zares” i dha zë Ilir Shaqiri

Detyra kryesore e ansamblit është ruajtja e traditës kombëtare, duke i veshur ngjyrat e kohës thekson Xhani.

Në këtë shfaqje janë angazhuar rreth 100 artistë, përveç mungesave që ka anasambli, synimi është që të afroi edhe të rinjt sidomos valltarë.

Edi Xhani thotë se Ansambli duhet të fitojë vëmendjen e publikut përmes materialeve të reja muzikore.

Premiera “Zare” synon që të rikthej shkëlqimin e dikurshëm të Ansamblit Popullor. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!