Etjen Xhafaj: Jemi i vetmi vend në Evropë që nuk kemi rritur çmimin e energjisë

schedule20:00 - 12 Shtator, 2022

schedule 20:00 - 12 Shtator, 2022

Për deputetin Etjen Xhafaj, betejën më të madhe qeveria e ka me krizën dhe jo e protestat e lajmëruara nga opozita. I ftuar në studion e “Radar Informativ”, me Juli Xhokaxhi, deputeti socialist theksoi se jemi në një situatë kritike, e njëjtë me të gjithë botën. Megjithatë, siç thotë Xhafaj, Shqipëria ka inflacionin më të ulët, krahasuar me shumë vende të BE-së.

“Beteja më e madhe është me krizën, jo protestave të opozitës. Jemi duke jetuar në një periudhë dramatike në historinë e botës. Asnjë vend nuk është i paprekur.

Shqipëria ka inflacion shumë më të ulët, krahasuar me vendet e BE. Çmimet do të rriten për ata që është fasha mbi 800 kilovat orë. Ne i kemi shumë realiste të dhënat”, tha ai.

Teksa gazetarja Xhokaxhi, i kujtoi deputetit se shumë qytetarë nuk marrin faturën e energjisë elektrike, Xhafaj thotë se do të ngrihet një Task-Forcë për OSHEE për të monitoruar faturimin.

“Kryeministri ka deklaruar se do të ketë Task-Forcë për OSHEE për të monitoruar faturimin e energjisë. Mua më vjen fatura e printuar ashtu siç iu vjen shumicës së qytetarëve”, tha ai.

Megjithëse në tetor çmimi i energjisë do të jetë ndryshe për një masë të madhe konsumatorësh, Xhafaj tha se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që nuk ka ngritur çmimin.

“Janë masa që po merren për herë të dytë dhe sigurisht gjatë kësaj kohe kemi pasur një mbështetje. Indeksimi bëhet në bazë të inflacionit. I vetmi shtet në të gjithë Evropën që nuk ka rritur çmimin e energjisë është Shqipëria”, tha ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!