Ethet misterioze që po vrasin fëmijët në Indi, 50 të vdekur

schedule14:09 - 1 Shtator, 2021

schedule 14:09 - 1 Shtator, 2021

Komuniteti mjekësor në Indi është i shqetësuar pasi shumë fëmijë në provincën veriore të Uttar Pradesh janë ankuar për ethe gjatë javës së kaluar.

Sipas BBC, 50 njerëz, kryesisht fëmijë, kanë vdekur nga komplikimet e sëmundjes misterioze, ndërsa qindra janë shtruar në spital në gjashtë zona në pjesën lindore të Uttar Pradesh.

Shumë nga fëmijët kishin dhimbje në nyje, dhimbje koke dhe dehidratim. Në disa raste, fëmijët raportuan skuqje që u përhapën në këmbë dhe krahë. Nga viktimat,  nuk rezultoi asnjë pozitiv me Covid.

Shumë nga pacientët u dërguan në spital me numër të ulët të trombociteve, gjë që sugjeron se mund të jetë një formë serioze e etheve të dengit.

“Pacientët në spitale, veçanërisht fëmijët, vdesin shumë shpejt,” tha Neta Kulrestha, zyrtare e lartë shëndetësore në rrethin Firozabad. Ajo shtoi se 40 persona, përfshirë 32 fëmijë, kishin vdekur javën e kaluar.

Ethet e dengit që transmetohen nga mushkonjat, është kryesisht një sëmundje tropikale dhe ka qarkulluar në Indi për qindra vjet. Rreth 70% e rasteve raportohen në Azi.

“Kombinimi i ndikimit të epidemive Covid-19 dhe etheve të dengit mund të ketë pasoja katastrofike për popullatat në rrezik,” paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetit. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!