Ethemi e Dita të shumëkërkuar në merkato, FIFA dënon sërish Luftëtarin

schedule08:05 - 17 Qershor, 2020

schedule 08:05 - 17 Qershor, 2020

Merkato e kësaj vere do të jetë mjaft interesante dhe që tani kanë nisur zërat. Tirana, që është shumë pranë titullit kampion, kërkon të përforcohet dhe një nga objektivat kryesorë është Bruno Dita. Mesfushori i Skënderbeut është në fund kontrate dhe bardheblutë e tentuan edhe në janar.

ABC News mëson se ka një farë dakordësie me Tiranën, por tani në garë për shërbimet e tij është futur edhe Partizani. Ky është lajmi që sjell në numrin e sotëm gazeta “Panorama Sport”. Dita në të shkuarën ka pasur “fërkime” me tifozët e Partizanit dhe nuk dihet si do e presin këtë lajm.

Tirana dhe Partizani duelojnë edhe për një lojtar tjetër, sikurse raporton gazeta e mësipërme. Bëhet fjalë për Valon Ethemin. Ky i fundit, pjesë e rëndësishme e Kukësit, del lojtar i lirë në fund të këtij sezoni dhe sy skuadrat e kryeqytetit do të donin ta kishin në gjirin e tyre.

Vetë Ethemi do të donte të luante jashtë vendit. Këtë verë ai do të shqyrtojë kërkesat dhe Tirana e Partizani normalisht që do të merren në konsideratë. Përveç lajmeve të merkatos, ka edhe një tjetër artikull në faqen e parë të së përditshmes sportive.

Bëhet fjalë për një tjetër dënim të dhënë nga FIFA për Luftëtarin. Bluzinjve u është bllokuar merkato sërish, për tre sesione, dhe shkaku është një gjyq i humbur me mbrojtësin Bruno Toledo, i cili pret paratë e tij. Gjirokastritët duhet të paguajnë, ndryshe nuk mund të bëjnë afrime këtë verë, si dhe në janarin e korrikun e vitit 2021. /abcnews.al

 

Faqja e pare e Panorama Sport

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!