Artistja e mirënjohur Justina Aliaj ishte e ftuar këtë të enjte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” për të folur për shfaqjen që do të mbajë ditën e nesërme, nën interpretimin e poezive të autorëve të tre brezave, Lefter, Aleksandër dhe Akri Çipa.
Familja e poetëve të jashtëzakonshëm do të vijnë nëpërmjet kësaj shfaqjeje të veçantë “Etër dhe bij” në Odeonin e Gjirokastrës. Ndër të tjera, Aliaj e cilësoi një sfidë të madhe kalimin nga njëri poet tek tjetri.
“Është në nderin tim me kaluar në jug, në jugun e Lefter Çipës. Ka një poezi fantastike, i thotë gjitha atij i flet shpirti. Infeksion i bukur, trashëgimi, një stafetë e bukur brenda gjakut, duhet të jenë krenar të gjithë.
Është shumë interesant sepse aktori ka mundësi që kur interpreton Lefter Çipën, nganjëherë e imagjinon unë kam jetë nga shpirti. Marr dhe anë e jashtme të tijën dhe mundohem me e mishëruar tek unë.“, tha Aliaj. xh.d/abcnews.al