Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, ka akuzuar Vladimir Putinin për vjedhje tokash në Ukrainë dhe i ka kërkuar BE-së të rrisë sanksionet, duke përfshirë vendosjen e një kufiri mbi çmimin e gazit, shkruan The Guardian.
“Le të marrim parasysh përmasat e aneksimit të paligjshëm të Rusisë. Rusia do të njoftojë se rreth 20% e territorit të Ukrainës është pjesë e saj. Bëhet fjalë për 108 800 km2, e njejtë me sipërfaqen e Austrisë dhe Belgjikës së bashku ose të Danimarkës, Belgjikës dhe Holandës.
Ose 30% e Gjermanisë.
Rusia po përpiqet të rivizatojë hartën e Europës. Kjo është vjedhje e tokës. Putini shpreson t’i shtojë legjitimitet pushtimit të tij me këtë hap por komuniteti ndërkombëtar nuk d’i to njohë kurrë”, tha ajo.
/abcnews.al