Ekstradohet nga Hollanda 33-vjeçari Fatmir Pjetri i dënuar me 30 vjet burg, pjestar i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e vjedhjes me armë. Pjetri ka qenë pjesë e grupit të ashtuquajtur “Babagjyshët”, ku gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 e në vazhdim. 33-vjeçari është nga Puka dhe rezulton i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë. Ai ka marrë pjesë në të gjitha grabitjet e bëra nga banda e “Babagjyshëve”,që u shtrinë në të gjithë vendin si, Tiranë, Kuçovë, Durrës, Berat, Lezhë, Fushë-Krujë, Laç, Shkodër. Pjetri kryente çdo grabitje pa lënë gjurmë, dhe pa shkaktuar viktima.
Përmbledhje e ngarjeve të ndodhura:
Shtetasi Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal (Babagjyshët) që gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete.
Disa nga episodet:
Në datë 28.09.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit A. B., në Kuçovë;
Në datë 05.11.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit S. R., në Laç;
Në datë 25.11.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit P. B., në Fushë-Krujë;
Në datë 24.12.2013 është vjedhur me armë argjendaria në një qendër tregtare në Tiranë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol The Hague, u bë i mundur arrestimi i tij në Hollandë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.
/abcnews.al