Eskorta moldave i zhvat mbi 100 mijë euro zyrtarit të RAI-t

schedule15:23 - 15 Shtator, 2023

schedule 15:23 - 15 Shtator, 2023

Adina Manolache, një eskorte moldave i ka zhvatur menaxherit të lartë të televizionit të Rai në Itali plot 100 mijë euro. Ajo u arrestua nga policia e Romës pasi u denoncua nga viktima, i cili e kishte njohur 30-vjeçaren në faqen e njohjeve online “BakekaIncontri”.

Gruaja u kap në flagrancë në takimin e fundit mes tyre, ku zyrtari i RAI-t do të merrte 1000 euro në shtëpinë e viktimës. Historia mes tyre nisi shtatorin e kaluar, kur menaxheri i RAI nisi një marrëdhënie me pagesë me eskortën. “

Marrëdhënia e tyre do të bëhej gjithnjë e më e ngushtë, derisa gruaja filloi të kërkonte gjithnjë e më shumë para. 66-vjeçari ka shpjeguar se kishte paguar rreth 100 mijë euro dhe se kishte bërë pagesa edhe prej 5 mijë euro njëherësh.

Fillimisht, eskorta nisi t’i kërkonte para atij duke u ankuar se ishte e dëshpëruar pasi e kishin nxjerrë nga shtëpia. Më pas, ajo shtoi se ishte e shqetësuar sepse një nga fëmijët e saj duhej t’i nënshtrohej një operacioni delikat.

Madje në një rast ai kishte paguar edhe shpenzimet e një varrimi të pretenduar të motrës së eskortës. Në fund, ajo kërkoi para me justifikimin se ishte kërcënuar nga disa mafiozë të lidhur me botën e trafikut të drogës.

Policia italiane dyshon se eskorta e ka organizuar kurthin së bashku me persona të tjerë, të cilët tashmë janë në kërkim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!