“Eskobari i Ballkanit” në qeli VIP, nuk braktiset nga familjarët

schedule15:42 - 16 Janar, 2019

schedule 15:42 - 16 Janar, 2019

Një ditë pas vendosjes në pranga, Klement Balili është lejuar që përveç avokatit të tij, të vizitohet edhe nga familjarët. I etiketuari si “Eskobari i Ballkanit” po qëndron në qelinë VIP të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa të enjten pritet të dalë për rivlerësimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Familjarët nuk kanë zgjedhur ta braktisin në këto ditë të vështira Klement Balilin të ashtuquajturin “Eskobar i Ballkanit”.

Pas vetëdorëzimit të Balilit prej mesditës së të martës, ai ndodhet në qelinë VIP të drejtorisë së Policisë së Tiranës.

46-vjeçari ndodhet i vetëm në dhomat e paraburgimit, ku pritet të njihet të enjte me vendimin e gjykatës së Krimeve të Rënda të vendosur më herët ndaj tij “arrest në burg në mungesë”.

Vetëdorëzimi i Balilit është shoqëruar me pikëpyetje, pasi vijojnë të mbetet minster disa nga kushtet që ai ka vendosur për t’iu dorëzuar drejtësië. Lidhur për këtë çështje ka folur në studion e ABC Neës edhe zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj. Sipas tij, hidhen poshtë zërat se Balili mund të ektradohej drejt shtetit Grek dhe prandaj iu dorëzua drejtësisë Shqitare.

Julian Hodaj:  “Avokati më normal në Republikën e Shqipërisë e di që mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka një marrëveshje ekstradimi për shtetasit shqiptarë. Republika e Shqipërisë ndalon që shtetasit shqiptarë të ekstradohen në vende të treta, përveç rasteve kur ka një marrëveshje specifike. Me Greqinë nuk ekziston një marrëveshje e tillë, që do të thotë se në asnjë moment nuk ka rrezik ekstradimi”.

Nr.2., i  ministrisë së Brendshme theksoi se policia dhe partnerët e saj kishin rënë në gjurmët e të shumëkërkuarit, dhe ky presion sipas Hodaj detyroi Balilin të dorëzohej.

“Ka pasur shumë tentativa dhe ka qenë një operacion shumë i ndërlikuar gjurmimi. Ka qenë një operacion që ka pasur 15 apo 20 tentativa për ta individualizuar vendin dhe për ta kapur. Ka pasur trysni edhe mbi familjarët edhe mbi përfaqësuesit që të mund të dorëzohej. Dhe fatmirësisht dje ai u vetëdorëzua. Kështu mbyllet një proces i rëndësishem që ka qenë mjaft i mbështetur nga partnerët ndërkombëtar dhe nga agjencitë ligjzbatuese”.

Karër janë akuzat që prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur ndaj Klement Balilit, ku më e rënda është ajo e  “Trafiku të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”., Shorti elektronik ka përcaktuar si gjyqtare paraprake të dosjes “Balili”, Miliana Muçën ndërsa prokurorë është Ened Nakuçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!