Maluma, bukuroshi kolumbian që marrosi gjysmën e botës, do të kalojë në Tiranë si pjesë e turneut të tij botëror. Por, në dallim nga gjithë qytetet që listohen në faqen zyrtare të artistit, përveç Tiranës nuk ka një buton që mundëson blerjen e biletave të koncertit. Mesa duket po punohet ende për një portal ndërmjetës që të lidhë fansat e këngëtarit me biletat.
Maluma do të vizitojë Tiranën më 14 mars dhe burimet thonë se data e koncertit do të jetë pikërisht 14 marsi.
Maluma pritet të jetë në Tiranë pasi të performojë në Greqi përkatësisht më 11 dhe 13 mars./abcnews.al