Studiuesi Ilir Ikonomi në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se i qëndron mendimit që varreza e Fan Nolit të mbetet në Boston, duke shtuar se është kthyer edhe një kthyer në një rëndësi të madhe edhe për shqiptarët e Amerikës atje.
“Diaspora mendoj se është e ndarë në dy pjesë, dhe një pikëpamje është që i takon varrezës atje ku është në Boston, për arsye se është themeluesi i kishës në Boston. Në Shqipëri që qëndrimi i tij është rreth dy vjet e gjashtë muaj. Është ai qëndrimi i gjatë në Gjenevë, pushimet i kalonte jashtë. Pavarësisht kësaj, unë mendoj se duhet lënë atje ku është mirë për shqiptarët e Amerikës.
Gjatë intervistës foli edhe për Kisha e Shën Gjergjit duke u shprehur se ka një arkivë shumë të pasur.
“Kisha ekziston, është një pasues, nuk është shqiptar me origjinë por është i interesuar për çështje shqiptare. Aty është një arkivë shumë e pasur kam gjetur një thesar për Fan Nolin. Kisha është, nuk është e lehtë të mbash sot një Kishë në Boston…Ka një nismë shumë të mirë për t’i digjitalizuar. Po e bëjnë me ndihmën e Vatrës, Bostonit. Dhe mendoj që digjitalizimi është ruajtja e përhershme e arkivës. Unë vetë kam shkuar atje kam fotografuar shumë letra. Është një gjë shumë e bukur. Do të kem një libër të tretë për Nolin”, tha më tej Ikonomi.
/abcnews.al/