“Është talent të shënosh nga mesfusha”, Mbappe i lumtur pas Gjibraltarit: Donim të thyenim rekordin e 1996-ës dhe e bëmë

schedule19:44 - 19 Nëntor, 2023

schedule 19:44 - 19 Nëntor, 2023

“Gjelat” francezë arritën një fitore madhështore, mbrëmjen e së shtunë, që sapo lamë pas, teksa në “Allianz Riviera” të Nisës “shpërfytyruan” me rezultatin e thellë, 14 me 0, skuadrën e Gjibraltarit, në sfidën e parafundit të kualifikueseve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Franca theu rekordin e vetë në këtë ndeshje teksa fitorja më e thellë e saj, në historinë e Kombëtares kishte qenë triumfi 10 me 0, ndaj Azerbajxhanit, në vitin 1996 dhe ta mendosh që ai ke qenë një ndër brezat më të mirë të futbollit francez, ku vetëm 2 vite më vonë fituan edhe Kupën e Botës.

Pas këtij triumfi disa fjalë për mediat i tha edhe “ylli” i Kombëtares, Kylian Mbappe, i cili fillimisht u ndal te goli që shënoi nga mesi i fushës e më pas u ndal te thyerja e rekordit të vitit 1996, ku shtoi se ishte dëshirë e gjithë ekipit.

“Goli nga mesfusha? Është talent. Kisha 20-25 minuta që e shikoja portierin, ai ishte shumë i avancuar dhe e bëra. Unë qëllova instinktivisht. Ne donim të thyenim rekordin kundër Azerbajxhanit dhe në fund ia dolëm”,- u shpreh Mbappe. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!