Gary Neville ka kritikuar qëndrimet e Cristiano Ronaldos dhe Bruno Fernandes pas barazimit 1-1 të Manchester United ndaj Newcastle United të hënën.
Dyshja u panë të dy duke bërë gjeste me shokët e skuadrës gjatë ndeshjes në St James’ Park, në të cilën Djajtë e Kuq bënë një tjetër paraqitje të tmerrshme dhe patën fatin të dilnin me një pikë.
Por Neville, i cili po mbulonte ndeshjen si ekspert, tha se veprimet e yjeve portugeze po ndikojnë tek anëtarët më të rinj të skuadrës.
“Ne flasim për gjuhën e trupit dhe kemi folur për të në fillim të sezonit kur Ronaldo u largua në fund të ndeshjes me Everton,” tha Neville gjatë reagimit të Sky Sports pas ndeshjes .
“Dhe ka edhe zemërimin e Fernandes. Ata janë dy lojtarët e vjetër. Është shkatërruese për lojtarët më të rinj kur dy lojtarët më të mirë shikojnë çdo lojtar tjetër sikur nuk janë mjaftueshëm të mirë.
Cavani e heq këtë,” shtoi ai. “Unë nuk mendoj se Cavani vyshket në praninë e Ronaldos apo Fernandes, unë mendoj se ai qëndron përballë tyre dhe ndihmon lojtarët e tjerë të rinj në fushë. Ai duhet të jetë në fushë.
Nuk më intereson se si ke luajtur, duhet të shkosh dhe të duartrokasësh tifozët në fund të lojës. Kalo tek ata, veçanërisht kur je lojtari më i mirë në botë dhe një nga më të mëdhenjtë e të të gjitha kohërave,” thotë ndër të tjera Neville. /abcnews.al