“Është një heroinë”, partnerja e Shpat Kasapit flet për lidhjen e ngushtë me vjehrrën

schedule15:14 - 7 Mars, 2021

schedule 15:14 - 7 Mars, 2021

Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvije Jao janë kthyer në një ndër çiftet më të dashur të showbizzit shqiptar. Kjo e fundit është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan shpeshherë momente krah këngëtarit. Së fundmi, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit ajo ka rrëfyer se kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

“Ne kemi bërë kurorëzim fetar, por për dasmë nuk kemi ndonjë plan për shkak të pandemisë.”, është përgjigja e saj ndaj ndjekësit që e ka pyetyr se kur e kanë në plan të martohen. Gjithashtu, ajo ka pranuar se gëzon një raport mjaft të afërt dhe me nënë e Shpatit.

“Aq të afërta jeni sa ke treguar në emision”, e ka pyetur një ndjekës, ndërkohë që Selvija ia ka kthyer: “Kush e njeh mamin e Shpatit e di se për çfarë mbretëreshe kam folur. Jemi shumë të afërta, për mua është heroinë, ëngjëll”, janë fjalët e saj kundrejt vjehrrës. /abcnews.al