Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Është Napoli “anti-Inter”/ Kampionët në fuqi fitojnë derbin, Milan bie në “Maradona”

schedule12:51 - 7 Prill, 2026

schedule 12:51 - 7 Prill, 2026

Nuk e ka zakon të dorëzohet.

Antonio Konte është një trajner që lufton deri në fund dhe po ashtu Napoli I tij, që jo rastësisht është kampion I Italisë.

Skuadra simbol e Italisë së Jugut fitoi derbin e kësaj jave në Serinë A duke mundur Milanin 1-0, e duke u ngjitur në vendin e dytë.



Presioni ishte I madh dhe kuqezinjtë e Alegrit janë mjeshtra të mbrojtjes e kundërsulmit, por këtë herë nuk ia dolën.

Kjo, edhe pse napolitanët ishin sërish pa mbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmani, të dëmtuar, dhe pa rebelin Romelu Lukaku që nuk dëgjon të kthehet nga Belgjika.

Dueli në stadiumin “Maradona” u vendos nga goli I shënuar nga Politano në minutën e 79-të.

Pjesa e parë ishte e mërzitshme, ndërsa pas pushimit vendasit bënë më shumë dhe e merituan suksesin.

“Inter, tani mbetet Konte, – shkruan “La Gazeta delo Sport”, – Kivu në +7 ndaj Napolit, që eliminon Milanin! Antonio kërkon kombëtaren!”

“Konte e mban në jetë, – titullon “Il Korriere delo Sport” për ëndrrën titull të Napolit, – mund edhe Milanin! Skudeto, Napoli në -7 nga Lautaro!”

Kampionia e Italisë në fuqi është tani në vendin e dytë me 65 pikë, 7 pikë më pak se Interi që kryeson, ndërsa duhen edhe 7 javë deri në fund.

Milani zbriti në vendin e tretë në renditje me 63 pikë, dhe praktikisht duket jashtë garës për titull.

Napolitanët bënë më shumë sesa kundërshtarët, me shumë më tepër gjuajtje dhe e mbajtën më shumë topin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!