Loredana dhe Mozzik kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave kohët e fundit, pas spekulimeve se janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit. Megjithëse, dyshja ka preferuar të mos komentojë asgjë, në fakt disa video dhe foto që kanë qarkulluar në rrjete sociale tregojnë se ata i kanë dhënë një tjetër mundësi njëri-tjetrit.
Së fundmi, një koment që Loredana ka bërë ndaj Mozzik ka nxitur dhe më shumë thashethemet. Gjatë një videoje live në TikTok, reperja nuk i ka shpëtuar as pyetjes për Mozzik. “Ku është Mozzik?”, ishte një nga pyetjet e fansave, dhe Loredana i është përgjgjur:“Mozzik është më i miri. Para se të realizoja videon ‘live’ fola me të.”
Kjo është hera e parë që Loredana flet për Mozzik pas lajmeve për ribashkimin e tyre. Kaq ka mjaftuar që fansat të spekulojnë se ata janë bashkë sërish. Megjithatë, nuk dihet nëse ata janë thjesht miq për shkak të Hanës apo në të vërtetë i kanë dhënë një mundësi njëri-tjetrit. /abcnews.al