Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Është kthyer “treni ekspres” Sinner/ Tenisti italian shkëlqen në fitoren e titullit në “Viena Open”

schedule12:44 - 27 Tetor, 2025

schedule 12:44 - 27 Tetor, 2025

Një vit vërtet i habitshëm. Janik Siner ka qenë herë i shkëlqyer, dhe herë zhgënjyes në 2025, me suksese të bujshme dhe dorëzime të papritura, veçse ky fund tetori po I prin mjaft.

Tenisti italian, aktualisht Numri 2 në botë, fitoi titullin e dytë në turneun “Vjena Open” në Austri, të katërtin për këtë vit, duke iu afruar kreut të renditjes që e mban rivali I tij I madh, Karlos Alkaraz.

Finalja në kryeqytetin austriak përballë gjermanit Aleksandër Zverev nuk ishte aspak e lehtë, e madje u duk se 24-vjeçari pësoi edhe dëmtim.

Rezultati I seteve ishte 3-6, 6-3 e 7-5.

Zverev u duk në formën e tij më të mirë, por as kjo nuk mjaftoi për të përballuar ish-numrin 1 të botës.

Për Sinerin janë tashmë 22 tituj në karrierë, vetëm dy më pak se Alkaraz e Medvedev, ndërsa ndër tenistët ende aktivë tepër larg është Novak Gjokoviç me 100.

Po ashtu, ai arriti fitoren e 21-të radhazi në një turne me sipërfaqe çimentoje, duke thyer rekordin e skocezit Andi Marrej.

Italiani ka fituar 500 pikë ndaj Alkarazit, dhe e ndajnë nga kreu I renditjes botërore 850 pikë të tjera.

Dy rivalët do të ndeshen në “Paris Masters”, turne që nis pikërisht këtë të hënë, ndërsa Siner ka fituar dy nga katër Grand Slemet këtë vit, Australian Open dhe Uimbëlldon.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!