“Është kriminel që duhet dënuar nga gjykata”, Irani mohon se ka komplotuar për vrasjen e Trump: Akuza të pabaza

schedule09:00 - 17 Korrik, 2024

schedule 09:00 - 17 Korrik, 2024

Misioni iranian në OKB ka mohuar akuzat se Teherani ka komplotuar për të vrarë ish-Presidentin amerikan Donald Trump.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA tha se ka gjurmuar kërcënimet kundër ish-presidentit për vite me radhë, ndërsa zyrtarët e informuar për këtë çështje konfirmuan se kishte informacion në lidhje me një komplot vrasjeje.

Megjithatë Irani thotë se këto raporte janë “të pabazuara dhe keqdashëse”.

Delegacioni i Teherani në OKB shtoi se Trump ishte “një kriminel që duhet të ndiqet penalisht dhe të dënohet në një gjykatë” për urdhërimin e vrasjes së Qassem Soleimani, komandantit të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të ushtrisë iraniane, në janar 2020.

Zëdhënësja e NSA Adrienne Watson tha se kërcënimet iraniane burojnë nga dëshira e vendit për të kërkuar hakmarrje për vrasjen e komandantit të lartë iranian.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!