Barcelona është klubi më aktiv në merkato në ligat kryesore në Europë. Katalanasiot kanë sulmuar lojtarët me parametra zero dhe deri më tani kanë marrë dy prej tyre: Sergio Aguero dhe Eric Garcia.
Dy ish-lojtarët e Manchester Cityt nuk janë lojtarët e vetëm që do zbarkojnë në Barcelonë me parametra zero. Georginio Wijnaldum dhe Memphis Depay janë dy emrat e tjerë me të cilët Barcelona flitet të ketë arritur marrëveshje.
Mesfushori i Liverpool deri më tani është dukur më pranë, por RAC 1 tregon se Memphis Depay gjithashtu ka marrëveshje me presidentin Laporta. I njëjti burim bën me dije se klubi katalanas ka bërë gati edhe videon e zyrtarizimit të sulmuesit.
Depay është kërkuar me ngulm nga Koeman prej një viti. Ai do të firmosë me Barcelonën deri në verën e vitit 2024. Barcelona dëshiron të mbyllë gjithçka para Kampionatit Europian. /abcnews.al