Ndërsa Vladimir Putin akuzohet se ka kërkuar qëllimisht të ngrijë miliona ukrainas këtë dimër duke bombarduar infrastrukturën e furnizimit me energji, ai ofroi pallton për të mbajtur ngrohtë një nga njerëzit më të pasur në botë.
Ai ia dha pallton italiane në Shën Petersburg-un e ftohtë Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, presidentit të tretë të Emirateve të Bashkuara Arabe. Sundimtar i Abu Dhabit, ai është nga familja e katërt më e pasur në planet dhe pasuria e tij personale vlerësohet në 27 miliardë paund.
Sheiku veshi pallton e zezë të Putinit mbi veshjen e tij tradicionale por nuk i vuri krahët në mëngë, ndërsa kreu i Kremlinit i dha lamtumirën në Pallatin Konstantinovsky.
Gjesti me temperatura pak mbi zero në Shën Petersburg erdhi në momentin që Putini akuzohet se përdori raketat e tij për të goditur pamëshirshëm furnizimet me energji elektrike në Ukrainë, duke lënë fëmijët dhe prindërit e tyre si dhe të moshuarit të ngrijnë së ftohti ndërsa dimri afrohet.
Perëndimi e ka akuzuar presidentin rus për gjenocid për goditjen e qëllimshme në infrastrukturën civile. /abcnews.al/