“Është flamë, por do t’ia hedh”, mesazhet e fundit që Prodani shkëmbeu me mikun e tij

schedule17:00 - 6 Janar, 2021

schedule 17:00 - 6 Janar, 2021

Pasditen e kësaj të mërkure kantautori i njohur Kujtim Prodani iu “dorëzua” koronavirusit,  duke u ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare. Prej disa javësh, Prodani merrte kujdes shëndetësor në spitalin “Shefqet Ndroqi” ndërsa së fundmi gjendja e tij ishte përkeqësuar.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ishte tronditës për ata që e njihnin nga afër dhe për ata që e njihnin nga ekrani. Akademiku Vasil Sofokli Tole ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook, një foto nga mesazhi i fundit që kishte shkëmbyer me kantautorin.

Nga sa shihet nga fotojha, Tole e pyet si ndihet ndërsa Prodani i thotë se virusi është një flamë, por shprehet i bindur se do t’ia hedhë.

Biseda:

Tole: Kujte si dukesh sot?

Prodani: “Vaso një flamë.  Po do ta hedh. Shërbim i mrekullueshëm këtu.  Gëzuar qofshi!”

Postimi i plotë 

#kujtimprodani ?

Lajm i hidhur farmak, largimi i parakohshëm i Kujtim Prodanit, djalit artist të prindërve artistë, të…

Posted by Vasil Sofokli Tole on Wednesday, January 6, 2021