“Është e vështirë të luash përballë skuadrave që mbrohen”, Southgate: Bellingham na nderoi, ai di si të bëjë diferencën

schedule12:16 - 17 Qershor, 2024

schedule 12:16 - 17 Qershor, 2024

Janë padyshim mes listës së favoritëve për të fituar kompeticionin më të rëndësishëm në “kontinentin e vjetër”, për të mos thënë janë favoritët absolut. “Tre Luanët” e Anglisë kanë arritën të sigurojnë një fitore me shumë vlera mbrëmjen e së dielës, teksa në “Veltnis Arena”, të Gelsenkirshenit kanë mundur Serbinë me rezultatin minimal, 0 me 1.

Në golin e vetëm të sfidës nuk kishte si të mos ndikonte edhe “ylli” i Real Madrid, Jude Bellingham, i cili dërgoi në rrjetën krosimin e Bukayo Saka, duke i siguruar teknikut Southgate, 3 pikët e para, me këtë të fundit, i cili pas ndeshjes bëri edhe një koment për mediat, ku e konsideroi “fantazistin” si një lojtar të aftë për të bërë diferencën në fushën e blertë.

“Të luash përballë skuadrave që luajnë në mbrojtje është e vështirë, pasi nuk është e lehtë të krijosh raste dhe të gjesh hapësira. Megjithatë, të gjithë lojtarët tanë të sulmit bënë shumë mirë. Jam i bindur që në vijim do të arrijnë të shënojnë.

Bellingham? Ai është i aftë të bëjë diferencën dhe të krijojë diçka vetë. Mund të them se bëri një ndeshje shumë të mirë dhe ka një nivel tepër të lartë.Ndonëse nuk e zotëruam topin aq sa duhej, më pëlqeu fakti që skuadra diti të reagojë dhe në këtë drejtim”,- u shpreh pas fitores së parë në Evropian, tekniku i “Tre Luanëve”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!