“Është e faktuar”/ Avokati Gashi: Rrëmbimi i 3 policëve ndodhi në territorin e Kosovës

schedule20:49 - 14 Qershor, 2023

schedule 20:49 - 14 Qershor, 2023

Avokati Tomë Gashi thotë se është e faktuar që rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe, ndodhi brenda territorit të Kosovës.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Gashi u shpreh se në inspektimin e vendit të ngjarjes kanë qenë edhe pjesëtarë të KFOR.

“Ngjarja që ka ndodhur diku në mesditë, ende nuk është krejtësisht e sqaruar se çfarë ka ndodhur. Mendoj se në aspektet teknike, këta kanë pasur pajisje të mjaftueshme që e ka një polici kufitare. Duke pasur parasysh që janë, mjete të sofistikuara, edhe GPS edhe të tjerë, është faktuar, pastaj më vonë, kur ka qenë inspektimi i vendit të ngjarjes, edhe me KFOR-in, edhe me zyrtarë të policisë sonë, derisa edhe ministri i Punëve të Brendshme ishte atje, që ngjarja ka ndodhur, supozohet se policia serbe ka hyrë 814 metra në territorin e Kosovës, ndërsa vendi i ngjarjes është diku rreth 300 metra në territorin tonë.

Kjo është faktuar duke pasur parasysh edhe automjetin e tyre, por edhe gjëra të tjera që teknika kriminialistike vërteton se ku ka qenë pozicioni i tyre dhe ku janë rrëmbyer”, theksoi ai./abcnews.al