Mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes nisi zyrtarisht në ambientet e Institutit Amerikan të Paqes “Donald J. Trump”, në Ëashington D.C. me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve, qeverive dhe përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë.
Pas fotos familjare me pjesëmarrësit, Seanca u çel me fjalën mirëseardhëse të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili e konsideroi këtë bord si bordin më të mirë ndonjëherë.
“Kemi ende punë për të bërë dhe po e bëjmë Gaza është shumë kompleksë. Kanë bërë një punë të mrekullueshme. Kam ekipin më të mirë ndonjëherë. Është nder që po ju pres ju këtu. Është bordi më i rëndësishëm. Nuk ka patur gjë tjetër të ngjashme.
Këtu janë liderët më të mëdhenj të botës, edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti thjesht po bëjnë të vështirin. Është bordi më prestigjioz ndonjëherë. Kemi cdokënd krerët e shteteve, vec Infantinos dhe biletat për kupën e Botës janë shitur të gjitha. Dua të falenderoj të gjithë liderët”, tha Trump.


