Është 49-vjeçare, por vitet për Jennifer Lopez janë thjesht numra. Ylli i popit është konsideruar si një ndër femrat më tërheqëse, e cila gjithmonë ka rënë në sy për pamjen dhe format fizike perfekte.
Së fundmi, 49-vjeçarja ka rrëmbyer sërish vëmendjen me foton e fundit që ka postuar në Instagram. Ajo i ka lënë të gjithë pa fjalë, teksa ka pozuar para pasqyrës e veshur sportive dhe ku duket si gjithmonë mjaft joshëse.
Lopez ka qenë në fokus të mediave rozë edhe për shkak të lidhjes me Alex Rodriguez. Dyshja u fejuan në mars të vitit që kaloi dhe Rodriguez i propozoi yllit të popit me një unazë që kap vlerën e 1 milion dollarëve.
Dyshja planifikonte të martohej këtë vit, por planet ndryshuan për shkak të pandemisë. Në një intervistë televizive pak kohë më parë, këngëtarja tha se edhe pse është e mërzitur për planet e shtyra, ajo vazhdon të ketë besim se dasma e ëndrrave të saj do të ndodhë në kohën dhe momentin e duhur. /abcnews.al/