I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ndodhet në Bruksel ku është takuar me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Sipas burimeve, takimet e Escobarit me dy liderët do të zhvillohen para takimeve me ndërmjetësuesit europianë.
Ky konsiderohet si takimi më i rëndësishëm në dhjetë vitet e fundit, pasi kryeministri i Kosovës dhe presidenti serb pritet të pranojnë propozim europian për marrëveshjes bazë.
Propozimi europian, që ndryshe njihet edhe si plani franko-gjerman, është sponsorizuar nga BE-ja, me përkrahje të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
/abcnews.al