Escobar në Shqipëri, ambasada e SHBA: Të përkushtuar për t’i mbajtur përgjegjës të korruptuarit

schedule10:10 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 10:10 - 9 Dhjetor, 2021

Në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit ambasada e SHBA në Tiranë shkruan se do të jetë donatori më i madh në botë për mekanizmat kryesorë kundër korrupsionit, për të siguruar që vendet të përmbushin detyrimet e tyre. Ambasada e cilëson korrupsionin një kërcënim për sigurinë, një faktor që minon sundimin e ligjit dhe zbeh besimin e publikut në institucionet qeveritare.

Korrupsioni kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, minon sundimin e ligjit dhe zbeh besimin e publikut në institucionet qeveritare. Korrupsioni kërcënon të drejtat politike dhe liritë civile në nivel global dhe çon në gërryerjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë, prandaj Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh në botë për mekanizmat kryesorë kundër korrupsionit, për të siguruar që vendet të përmbushin detyrimet e tyre. Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara konfirmojnë përkushtimin tonë për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar. Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve që t’u përmbahen angazhimeve të tyre për të luftuar korrupsionin.”, shkruan ambasada.

Lexo edhe: “Pengesa më e madhe”, ambasada gjermane në Tiranë: Korrupsioni s’ka vend në shoqëritë tona

Sot në këtë ditë vjen në Tiranë zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar. Ai do të zhvillojë këtë të enjte vizitën e tij të parë në Shqipëri, ku do takojë disa politikanë. Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi disa ditë më parë se qëllimi i vizitës është për të thelluar miqësinë e ngushtë mes dy vendeve, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike. Po ashtu vizita e zv/ndihmës Sekretarit të Shtetit zhvillohet 2 ditë para Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit. be.k/abcnews.al