Escobar: Marrëdhëniet me Serbinë të komplikuara, Vuçiç ka përkrahjen tonë nëse ndjek rrugën europiane

schedule22:41 - 25 Tetor, 2021

schedule 22:41 - 25 Tetor, 2021

Zevendesndihmës sekretari i SHBA-së për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, ka reaguar sërish në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Escobar në një intervistë të dhënë për mediat e huaja ka deklaruar se marrëdhëniet e vendit të tij me Serbinë “nuk janë as të mira e as të këqija”.

“Janë të komplikuara”, ka thënë Escobar.

Ndër të tjera ai është shprehur se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të ketë përkrahjen e SHBA-së përderisa ndjek rrugën europiane. Escobar, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka folur edhe për situatën e tensionuar në Bosnjë-Hercegovinë, pas paralajmërimeve nga Republika Srpska për ndarje.

Sipas tij, në Bosnjë nuk do të ketë luftë dhe se palët duhet të fokusohen në zhvillim ekonomik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!