Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas takimit të tij me zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar ka konfirmuar se do të zhvillojë një vizitë në Washington.
Ndër të tjera ai është shprehur se temë diskutimi ka qenë çështja e pandëshkueshmërisë dhe politika e shpalljes së non gradave, por që për vendimet e DASH është vetë Escobar që do të japë detaje.
LEXO EDHE: Basha flet pas takimit me Escobar: Do dëgjoni prej tij në lidhje me shpalljen non-grata të Berishës
“Padiskutim që çështja e pandëshkueshmërisë sikundër politikat e sanksioneve “non grata”, ishin pjesë e diskutimit ndërsa sa i përket çështjeve që i takojnë vendimeve të Departamentit të Shtetit jam i bindur që do të keni mundësinë të dëgjoni drejtpërsëdrejti nga Escobar. Është një ftesë e përsëritur dhe e mirëpres me kënaqësi dhe padiskutim po planifikoj një vizitë në Washington në mënyrë që të shtyjmë përpara jo vetëm objektivat politike të Partisë Demokratike, por atë që është sot agjenda e çdo familje shqiptare, dalja nga kjo gjendje pezullime, dëshpërimi, plogështie që ka shkaktuar 25 prilli dhe ecjen përpara të Shqipërisë me reformat politike, me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe me procesin e integrimit europian të Shqipërisë që garancitë janë spirancat e mirëqenies ekonomike dhe punësimit. Dy objektivave kryesore të shqiptarëve, dy objektivave kryesore të Partisë Demokratike”,ka thënë Basha./abcnews.al