ESA prezanton astronauten “barbie” që fluturoi në hapësirë

schedule16:02 - 4 Tetor, 2021

schedule 16:02 - 4 Tetor, 2021

Një kukull Barbie si astronautia italiane Samantha Cristoforetti është dërguar në një fluturim me gravitet zero. Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) dhe kompania Mattel krijuan këtë kukull me qëllim për të inkurajuar vajzat të bëhen gjenerata e ardhshme e astronautëve, inxhinierëve dhe shkencëtarëve të hapësirës.

Një pjesë e të ardhurave nga shitjet e kukullës në Evropë do të shkojnë për organizatën jofitimprurëse “Gratë në Evropën Hapësinore”. Bashkëpunimi ESA-Mattel filloi në vitin 2019, ndërsa astronautja e parë “Barbie” u krijua në 1965.

“Unë me të vërtetë shpresoj se mund të krijojmë netuziazëm, veçanrësisht te vajzat. Ne jemi shumë të interesuar të frymëzojmë brezin e ardhshëm, duke pasur djem dhe vajza që duan të ndjekin karriera që kanë të bëjnë me eksplorimin, shkencën dhe teknologjinë. Kjo javë kushtuar hapësirës i dedikohet posaçërisht grave për të vazhduar karrierën në hapësirë.“, tha Samantha.

Fotografi e padëshiruar e lëshuar nga Autoriteti Evropian i Hapësirës (ESA) i astronautes Samantha Cristoferetti duke mbajtur kukullën e saj Barbie.  Marka Barbie është bashkuar me ESA dhe astronauten e saj aktive për të frymëzuar vajzat e reja që të shohin fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (Stem) si një opsion i mundshëm karriere.  Data e lëshimit: e hënë 4 tetor 2021.

/abcnews.al