Mc Kresha dhe partnerja e tij, Erzina u bënë prindër për herë të parë në qershor të këtij viti. Ata mirëpritën në jetë një vajzë që e pagëtuan me emrin Iza. Reperi është treguar shumë i rezervuar përsa i përket jetës së tij private dhe gjatë gjithë kësaj kohe që është bërë baba nuk ka publikuar asnjë foto.
Por ka qenë Erzina e cila ka ndarë së fundmi një video të ëmbël të vogëlushes së tyre. Ajo ka publikuar një moment mjaft të veçantë ku shihet Iza e vogël duke buzëqeshur. Kujtojmë që MC Kresha dhe Erzina i dhanë fund beqarisë në muajin dhjetor në një ceremoni me familjarë dhe të ftuar VIP.
Më herët, autori i hitit “Era” ka treguar se ka ndërmend që të largohet nga muzika dhe t’i përkushtohet plotësisht familjes së tij. Projekti më i fundit i tij mban titullin “Ajo po don”, një bashkëpunim me Lyrical Son i publikuar tre muaj më parë. /abcnews.al