Marko Krivicic është zyrtarisht lojtar i Erzenit. Mesfushori slloven, 27 vjeç, ka nënshkruar me shijakasit dhe do provojë eksperiencën e parë në Superiore.
Krivicic e ka nisur karrierën me moshat e Koper, për të kaluar në ekipin e parë dhe në vitin 2015 u huazua te Bologna në Serie A. Slloveni nuk luajti dot me italianët dhe u kthye mbrapsht pas një viti.
Në vitin 2017 mesfushori luajti me Dekani në ligën e dytë sllovene dhe më pas me Tabor Sezana, ekip me të cilin u kthye në elitë dhe luajti tre sezonet e fundit. / abcnews.al