Erzeni e nisi kampionatin me një fitore kundër Vllaznisë, ndërkohë që drejtuesit po punojnë për ta përforcuar sërish ekipin.
Së fundmi kanë arritur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit anësor, Ilirid Ademi.
Vjet ai e nisi sezonin me Laçin, kurse në janar kaloi tek Egnatia dhe shënoi katër gola.
Ai dha një kontribut të rëndësishëm në qëdrimin e Egnatias në elitën e futbollit shqiptar dhe tani pritet të luajë për Egnatian. / abcnews.al