Kategoria e parë ka zhvilluar ditën e sotme edhe 4 sfidat e saj. Erzeni nuk ka toleruar aspak skuadrën e Pogradecit, teksa ka fituar me rezultatin 3-0. Me këtë fitore shijakasit mbajnë hapin e Bylisit në garën për një vend në superligë sezonin e ardhshëm, ndërsa ndodhen vetëm 3 pikë larg vendit të parë.
Edhe Besa e Kavajës ka siguruar një 3 pikësh përballë skuadrës së Vorë. Nga një gol për secilën pjesë u ka mjaftuar kavajasve të dalin fitimtarë në përballjen e sotme.
Butrinti është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Apolonisë. Fierakët kanë mposhtur minimalisht skuadrën sarandiote, për të siguruar kështu fitoren, në sfidën e javës së 21-të të Kategorisë së Parë.
Tërbuni ka mposhtur me lehtësi skuadrën e Maliqit, ndërsa u ka shënuar 3 gola në këtë përballje. Pukjanët me këtë fitore “kërcënojnë” Apoloninë, ndërsa vetëm 1 pikë i ndan në klasifikim dy skuadrat.
Të gjitha rezultatet:
/f.a/abcnews.al